Reshjet e shiut po shkaktojnë probleme në njësinë administrative të Blinishtit në Lezhë.

Administratori i kësaj njësie Sokol Luku kërkon që të merren masa pasi rrezikon të dalin nga shtrati ujrat e kanalit që kalon mes tre fshatrave, duke rrezikuar përmbytjen e tyre. Shkak është rritja e prurjeve të përrejve që sjellin ujin në këtë kanal.

Gjatë paradites së sotme reshjet e dendura të shiut rikthyen përmbytjet ne disa zona të njohura për problematika të tilla në Lezhë e Shëngjin.

Artikulli paraprakHAHN: SHQIPËRIA DHE MAQEDONIA TË NISIN NEGOCIATAT PËR ANËTARËSIM
Artikulli tjetërKRYEPROKURORI I RI, DEPUTETËT PS FIRMOSËN NË LETËR TË BARDHË.