Tre shtetas grekë dhe një shqiptar janë arrestuar gjatë transportimit të një sasie të konsiderueshme droge. Ata u ndaluan në Kozani, në pjesën veriperëndimore të vendit.

Droga e llojit kanabis ishte ngarkuar e tëra në një makinë tip VAN, që drejtohej nga një 25 vjeçar, shtetas grek. Në vendin e pasagjerit ndodhej shtetasi shqiptar, me moshë 32 vjeç. Në 17 thasët kishte një sasi prej 208,6 kilogramë kanabis, e ambalazhuar në 59 paketa.

Policia arrestoi edhe dy shtetas të tjerë grekë që me makinat e tyre kishin rolin e mbështetësit të transportuesve të drogës.

Siç rezultoi nga verifikimi, 32 vjeçari shqiptar ndodhej në kërkim, pas një urdhër arresti të shpallur nga prokuroria e Selanikut, i akuzuar për grabitje.

Artikulli paraprakGAFUR MAZREKU “QYTETAR NDERI” I HASIT, REAGON PD: AKT KRIMINAL I RAMËS!
Artikulli tjetërLEZHE:POLICIA RRUGORE KONTROLLE PER SIGURINE NE RRUGE