Disa herë ka qënë pjesë e kronikave tona televizive por që institucionet nuk kanë marrë asnjë masë deri më sot. Bëhet fjalë për lagjen “Tre Heronjtë”, në periferi të Shkodrës.Vasil Deda një prej banorëve thotë se prej 27 vitesh nuk ka ndërhyrje në infrastrukturë po ashtu edhe në rrjetin e ujit të pijshëm

Sipas tij në kohë fushate nuk kanë munguar premtimet nga deputetët dhe drejtues të pushtetit vendor

Ndërkohë hedhja e mbeturinave pranë argjinaturës së Kirit që përshkohet në atë zonë është kthyer në një shqetësim, saqë vetë banorët e pranojnë se I hedhin mbetjet në tokë në mungesë të kazanëve

Ndërkohë arsyetimi i Bashkisë Shkodër është se ndërhyrja në këtë lagje mbetet prioriteti kryesor dhe shumë shpejt do të investohet për të ndryshimin e kësaj situate.

Artikulli paraprakMELGUSHË, QENDRA SHËNDETËSORE PA MJEK
Artikulli tjetërMIRDITË, BANORËT PROTESTË KUNDËR NDËRTIMIT TË HEC-eve