TIRANË- Në vetëm 48 orë toka është dridhur 3 herë në Shqipëri.

Sipas të dhënave në sajtin e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vetëm 48 orët e fundit në vendin tonë janë ndjerë lëkundjet e tre tërmeteve. Më i fundit është regjistruar sot, e ka pasur epiqendrën në Greqi, në thellësi 2 km dhe është ndjerë edhe në Leskovik rreth orës 01:54 minuta me intensitet 3,8 ballë. Po ashtu dje një tjetër tërmet është regjistruar 7 km në lindje të Burrelit, me intensitet 2,8 ballë. Tërmeti që është ndjerë në qytetin e Burrelit dhe rrethinat ka rënë në mesditë rreth orës 15:54 minuta. Po më datë 20 një tjetër tërmet është ndjerë sërish në Leskovik rreth orës 14:20 minuta, më i forti nga dy të parët, 3,9 ballë.

Artikulli paraprakBRUKSELI PERGJIGJE NISHANIT:MBESHTESIM PAMECA-N.RAPORTET E SAJ,JO PER DISKUTIM PUBLIK
Artikulli tjetërSUPER AKSION NGA JUGU NE VERI,ZBULOHEN QINDRA KG DROGE SI DHE ARME