Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti rumun Klaus Iohannis udhëtuan për në Kiev të enjten ku u takuan dhe mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodmyr Zelensky.

Referuar “France24”, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se të katër liderët e mësipërm të pranishëm në Kiev, mbështesin idenë për t’i dhënë Ukrainës statusin kandidat “të menjëhershëm” në BE.

“Ne të katër mbështesim statusin e menjëhershëm të kandidatit në BE”, tha Macron.

Ai shtoi se Franca do të shtojë dërgesat e armëve në Ukrainë.

Artikulli paraprak“SHMANGNI KONKURRENCËN E PANDERSHME”, MEDIU: NËSE NUK I MBËSHTESIM FERMERËT BUJQËSIA DO TË DEGRADOJË
Artikulli tjetërZYRTARE/ AVENTURA E PARË JASHTË VENDIT, KRYMI FIRMOS ME SKUADRËN E RE