Xhudistët shkodranë të Vllaznisë dhe Vaut të Dejës kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të zhvilluar dje në Drobeta të Rumanisë. Ata kanë arritur të marrin 3 medalje, dy argjendi dhe një bronzi, ndonëse pjesëmarrës kanë qenë rreth 1 mijë sportistë nga Mali i Zi, Rusia, Bosnja, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Maqedonia dhe Serbia. Kështu, Lurjan Kaçi ka konkurruar në peshën 66 kilogramë dhe ka arritur të zërë vendin e dytë pas 2 ndeshjeve të fituara dhe vetëm ndeshjes finale të humbur pas një faulli të dhënë nga ana e gjyqtarit.

Po ashtu, edhe Luigj Shkoza ka arritur të zërë vendin e dytë në peshën 73 kilogramë, me 4 ndeshje të fituara dhe vetëm me finalen të humbur. Juli Marku, ndërkohë, në peshën 81 kilogramë, ka zënë vendin e tretë me tre ndeshje të fituara dhe vetëm një të humbur, ndërsa Damian Çuni ka zënë vendin e pestë në peshën 46 kilogramë. Këto janë rezultate të shkëlqyera të këtyre sportistëve, kuptohet me një pjesëmarrje kaq të madhe sportistësh dhe kjo tregon se niveli i sportistëve tanë është për t’u marrë në konsideratë, pasi konkurrojnë si të barabartë jo vetëm me xhudistët e rajonit të Ballkanit, por edhe më gjerë.

Artikulli paraprakRAMA PËR “IL MATTINO”: EUROPA PËR SHQIIPËRINË NJË PROJEKT I MADH
Artikulli tjetërBE TË BËJË HAPA KONKRETË, GJERMANIA FRANCA DHE BRITANIA QËNDRA PRITJEJE