Dy ditë më parë dorëzuan dokumentet për pranimin e mandatit të deputetit nga listat e PD-së tre kandidatë të tjerë; Krenar Rryçi PD-Durrës (Partia Reforma Demokratike), Kostaq Papa PD-Tiranë (Partia Emigracioni Shqiptar) dhe Ares Ypi PD-Tiranë.

Po një ditë pasi dorëzoi formularin, pra dje, njëri nga kandidatët, Ares Ypi nga listat e PD-së në kryeqytet është penduar.

Ai i ka dërguar një tjetër letër KQZ-së ku shprehet se formularin e ka dorëzuar gabimisht dhe se tërhiqet nga vendimi i parë duke e refuzuar mandatin.

Gjithsesi për Ypin pritet vendimi i KQZ-së si do të veprojë. Deri tani, bashkë me Ypin bëhen 116 deputetë në Kuvend, 79 nga shumica dhe 37 nga opozita (14 LSI+23 PD) ndërkohë që duhen edhe 24 deputetë për të plotësuar numrin 140.

Sipas ritmeve aktuale numri i plotë pritet që të plotësohet shpejt. Opozita PD dhe LSI dogjën mandatet duke dalë në rrugë me protesta dhe mosbindje civile për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, ndërsa nuk janë regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Artikulli paraprakAEROPLANMBAJTËSJA AMERIKANE STËRVITET NË DETIN ADRIATIK
Artikulli tjetërGODITET BANDA SHQIPTARE E TRAFIKUT TË DROGËS NË ATHINË, 3 TË ARRESTUAR