Në një kohë kur në qendër të vëmendjes është taksa për mallrat serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës ka kërkuar një takim sot gjatë ditës. Kreu i qeverisë në letrën e tij kërkon që të bashkërendojnë veprimet për politikën e jashtme.

Kryeministri shtoi më tej se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit, duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë shtetin.

“Përfaqësimi i Kosovës do të jetë sa më i denjë në arenën ndërkombëtare dhe këtë mund të arrijmë duke qenë të harmonizuar në qëndrimet tona të cilat përveç suksesit do të garantonin edhe zhvillimin ekonomik e siguri shtetërore kombëtare”, thuhet në letrën e Kurtit.

Kreu i ekzekutivit ka vënë në dispozicion të presidentit tri orare për takim, atë në ora 09:00, në ora 13:00 si dhe në ora 18:00.

Artikulli paraprakDITA NIS ME RESHJE SHIU, POR NË ORËT E MBRËMJES PËRMIRËSIM TË MOTIT NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërRAPORTI ‘FREEDOM HOUSE’ PËR DEMOKRACINË: SHQIPËRIA HUMB VETËM 1 PIKË GJATË VITIT 2019, SHKAK PËRPLASJET E FUQISHME POLITIKE