Tre persona braktisin çantat me 22 kanabis e arratisen në pyll
Sekuestrohen 22 kilogramë kanabis, 3 persona braktisën lëndën narkotike dhe u larguan në drejtim të pyllit. Dje në mbrëmje rreth orës 21:00 në vendin e quajtur “Diga e Liqenit”, në afërsi të fshatit Vrisera, punonjësit e policisë Kufitare konstatuan me kamer termike 3 persona që ecnin me këmbë nga fshati për në drejtim të liqenit. Efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe kur ju kanë bërë thirrje për të ndaluar, ata kanë braktisur çantat dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në drejtim të pyllit. Në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Kufitare si dhe ato të Sektorit Kundër Narkotikëve.