Autorët të cilët dhunuan me dorezë metalike avokatin Sokol Mëngjesi kanë qenë të pamaskuar.Policia po verifikon kamerat në zonë për të zbuluar më shumë për ngjarjen.
Burime nga urgjenca e spitalit të Traumës thonë se nga ekzaminimet e para avokati Sokol Mëngjesi ka dy fraktura në kokë.Pritet t’i bëhen edhe ekzaminime të tjera, pasi këto janë rezultatet e para gjatë ekzaminimit me skaner.
Avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi po linte fëmijën në kopsht kur u rrah barbarisht nga tre persona të paidentifikuar këtë të mërkurë.Autorët e kanë gjurmuar avokatin kur ka dalë nga banesa e tij në zonën e ish-Bllokut dhe i kanë zënë pritë.
Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31. Autorët, që paraprakisht dyshohet se ishin tre, e qëlluan 34-vjeçarin me dorezë metalike në kokë. Avokati u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në pak sekonda, ndërsa policia ka marrë pamjet filmike në zonë për të identifikuar autorët.
Mëngjesi ushtron profesionin e avokatit prej vitesh, ndërkohë që ka zgjedhur të bëjë mbrojtjen e ish-kryeministrin Sali Berisha, në betejën ligjore me drejtësinë, pasi që prej dhjetorit të vitit të kaluar u la në arrest shtëpie pas hetimeve për privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv, Partizani.