Tre persona të maskuar grabisin një karburant

Grabitjet nën presionin e armëve janë rikthyer sërish në Lezhë duke tronditur këtë zonë. Një pikë karburanti ka rënë pre e grabitjes nga tre persona të maskuar të cilët kanë kërcënuar punonjësit duke marrë paratë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit te 28 korrikut në fshatin Skuraj të Kurbinit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku nga hetimet e deritanishme rezulton se 3 persona të maskuar dhe që dyshohet se njëri prej tyre ishte i armatosur, pasi kanë lidhur rojën e karburantit, kanë vjedhur shumën monetare rreth 100 mijë lekë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë Kurbin që po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Uniformat blu njoftojnë se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve. Grabitjet në Lezhë nën kërcënimin e armëve janë të shumta. Rrethinat e këtij qytetit mbeten mjaft problematike, pasi autoret duke përfituar edhe nga mungesa e uniformave blu vjedhin me forca banesa, por edhe bizneset.

Artikulli paraprakRREZIKON TË MBYTET TE GJIRI I LALZIT, SHPËTON 42-VJEÇARJA
Artikulli tjetërZJARR NË LLOGARA, KËRKOHET NDËRHYRJA E ZJARRFIKËSEVE