Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Mësohet se punonjësit e paraburgimit me detyrë gardian si dhe i burgosurit janë ndjerë keq pak minuta pasi kanë konsumuar ushqim të përbashkët.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha ata po mbahen nën mbikqyrje deri në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Ndërkohë policia ka nisur hetimin për rastin në fjalë. Ekspertët kanë marrë mostrat e ushqimit me qëllim zbulimin e origjinës se helmimit.

Artikulli paraprakBIZNESMENIA SHQIPTARE KAPET ME 35 KG DROGË
Artikulli tjetërPRESIDENTI ILIR META KTHEN NË KUVEND LIGJIN “PËR KADASTRËN”