Alkoli ka marrë në qafë dy shoferë, një në Vlorë dhe një në Sarandë. Në total, janë arrestuar tre, vetëm dje.
Policia ka arrestuar Enrik Gjishtin, 23 vjeç, në rrugën “Gjergj Kastrioti” Vlorë, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Mercedes Benz me targa EY 849 JP, nën efektin e pijeve alkoolike.
Ka arrestuar edhe Graciano Zepajn, 26 vjeç, në Vlorë pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Mercedes Benz me targë AA 817 RC, pa leje drejtimi përkatës si edhe Albert Buzrën, 37 vjeç, banues në Sarandë.
Ky i fundit duke udhëtuar në aksin rrugor Dërmish-Bogaz, me mjetin tip Ford me targa TR 8098 P nën efektin e pijeve alkoolike , ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur mjetin e parkuar tip Volskwagen me targa AA 612 FR.
Materialet iu kaluan Prokurorive përkatëse për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.