Itali – Përdorën çarçafët si litarë, arratisen 3 shqiptarë nga burgu në Romë

Tre të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Rebibbia në Romë, raporton TG Com. Sipas policisë, shqiptarët kanë përdorur çarçafët e qelisë së tyre si litarë, për të dalë nga një vend, ku në të kaluarën janë regjistruar dhe arratisje të tjera. Shqiptarët mund të kenë përfituar nga kaosi që u krijua, pasi pas tërmetit u transferuan të burgosurit e burgut Camerino, raportojnë autoritetet italiane. Arratisja e trefishtë u verifikua mëngjesin e sotëm rreth orës 6:30. Në repartin G9 të burgut, ku mbaheshin shqiptarët, mbahen të burgosurit kër krime të zakonshme apo të ashtuquajtura “parandaluese”. Mediat italiane japin moshen dhe denimet për secilin por jo identitetin Mikel Hasanbelli 36 vjeç i dënuar për shfrytëzim prostitucioni Tesi Basho 36 vjec i dënuar me burgim të përjetëshëm Ilir Pere 40 vjec, i dënuar për bashkëpunim në vrasje Si u arratisen – Pasi kanë sharruar hekurat e qelisë 3 shqiptarët kanë përdorur carcafë për të zbritur në rrugë. Në krevatet e tyre ata kanë vendosur kartona të mbuluar me batanije si gjurmë të trupave të tyre të shtrira, në mënyrë që mos të shkaktohej menjëherë alarmi i mungesës së tyre. Ndërsa në hekurat e sharruar të qelisë kanë varur një bluzë për të fshehur të carën.

Artikulli paraprakANIJA KUFITARE GREKE KERCENON DY PESHKAREXHAT SHQIPTARE
Artikulli tjetërKLSH:13 BIZNESE VIP MILIONA LEKE DETYRIME.TE SEKUESTROHEN NGA TATIMET