Tre shqiptarë dhe një grek kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të trafikonin një sasi prej 3kg kanabis për në Greqi.

Operacioni u shtri në Qafë Botë dhe në Igumenicë, ku fillimisht janë arrestuar tre shqiptarët G. SH 21 vjec, A. A 22 vjec, dhe A. S. 19 vjec banues në bashkinë Konispol.

Pas arrestimit të tyre policia ka kontrolluar telefonin që përdornin për të komunikuar me grekun që i priste në kufi. Falë bashkëpunimit me policinë greke është bërë e mundur edhe arrestimi i grekut i cili në banesë kishte një sasi tjetër kanabisi.

Greku i arrestuar është G.M, 23 vjeç, banues ne Sivota, Bashkia Igumenicë, bashkë me mjetin e tij tip Smart.

Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit grek, Policia greke gjeti 1.5 kg lëndë narkotike Kanabis.

Artikulli paraprakTË DEHUR NË TIMON DHE PA LEJE DREJTIMI ARRESTOHEN 15 SHOFERË
Artikulli tjetërI VENDOSËN ZJARRIN MALIT TË SHËNGJINIT, GJYKATA JEP ‘DETYRIM PARAQITJE’