Përmbytjet – Tre viktima nga moti i keq, në Tiranë, Këlcyrë e Klos

Deri më tani janë regjistruar tre viktima si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin që prej mbrëmjes së të hënës. Në Klos, Xhevahir Ndoj, 40 vjeç, raportohet i vdekur pasi është marrë nga rrjedha e lumit Mat. 40 vjecari dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e përroit në fshatin Plan i Bardhë. Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 40 vjeçarit. Ndërkohë në Tiranë raportohet se lumi i Tiranës ka nxjerrë në Babrru një person të pajetë që mendohet se është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit. Në fshatin Sukë të Këlcyrës, raportohet për një 50 vjeçar të rënë nga çatia e banesës, si pasojë e erës së fuqishme. Kastriot Spahiu ka qenë duke rregulluar çatinë e shtëpisë që i ishte dëmtuar nga stuhia dhe është rrëzuar si pasojë e erës së fortë.

Artikulli paraprakSITUATA NË URËN E BAHÇALLEKUT
Artikulli tjetër“RRUGA E SHKODRANEVE NE BEOGRAD,NJE MONUMENT I HISTORISE SHQIPTARE