Sezoni turistik në velipojë ka që në datën 16 Qershor që është hapur zyrtarisht.
Natyrisht që për një sezon të mbarë kërkesat dhe nevojat janë nga më të ndryshmet sa i përket plotësimit të kushteve dhe nevojave në këtë plazhFatmirësisht në Velipojë deri tani nuk është shënuar asnjë humbje jete përvec disa pushuesve që kanë rrezikuar jetën e tyre dhe janë shpëtuar nga pushues të tjerë.
Në lidhje me këtë temë Vasil Trebicka trajneri i vrojtuesve të plazhit shprehet se janë trajnuar rreth 30 vrojtues plazhi dhe se sipas tij cdo biznes që operon me shezlone tashmë duhet të kishte vebdosur secili vrojtuesin e vet
Cdo biznes sipas tij duhet të sjellë personin që mendon ta pozicionojë në këtë post në mënyrë që të evitohen edhe tragjeditë.
Ndërkaq Trebicka i propozon autoriteteve përgjegjëse që kullat e vrojtimit të vendosen në vijë të parë dhe jo aq larg vijës bregdetare
Vasil Trebicka bën me dije se interesimi i të rinjve për të kryer kursin e vrojtuesve të plazhit ka qënë i kënaqshëm teksa bën të ditur se kurset për vrojtuesit e plazhit vazhdojnë