Bashkia Shkodër ka ndërmarrë aksione për lirimin e hapësirave publike në lagjen Rus.
Mëngjesin e së dielës dhjetëra policë kanë vëzhguar zonën duke larguar shitësit ambulantë. Këta të fundit akuzojnë bashkinë, ndërkohë që akoma nuk u është mundësuar një treg i mirëfilltë ku mund të shesin. Shitja në rrugë është burimi i vetëm i të ardhurave për këto familje. Prej vitesh, Bashkia Shkodër është treguar e pafuqishme për t’u kthyer qytetarëve hapësirat publike që u takojnë. Megjithatë, largimi i tregtarëve pa u mundësuar një treg për të shitur është një padrejtësi që u bëhet atyre.