Bashkia Shkodër mund të gjobitet për të dytën herë nëse nuk plotëson kriteret e nevojshme për kontrollimin e tregjeve në rrugë.
Inspektori i Aku Hamddi Mlloja bën me dije se Bashkia nuk ka marrë asnjë masë, pavarësisht se Aku ka lënë here pas here afate për t’u zbatuar. Sipas Mllojës, rritja e temperaturave do të rrisë edhe masat shtrënguese ndaj bashkisë, pasi kjo e fundit nuk ka dhënë rezultate afatgjata për shmangien e tregjeve në rrugë. Edhe më parë, ndaj bashkisë është marrë masë administrative me gjobë, pasi nuk ka zbatuar detyreat e lëna nga Aku për tregjet e hapura. Dy zona që akoma vijojnë të shfaqin probleme në qytet janë në Zdrale dhe tregu i Rusit.