Pas aksioneve të policisë bashkiake për largimin e tregtarëve ambulantë, Bashkia Shkodër ka nisur studimin e zonave për vendosjen e tregjeve të lëvizshme.
Sipas përgjegjëses së përmirësimit të tregjeve në Bashkinë Shkodër rehabilitimi i merkatës në Rus në të cilën do të investohen 4 mln lekë, do të zgjidhe problemin e shumë tregtarëve ambulantë.
Ndërkohë, tregtarët e Zdrales do të jenë pjesë e projektit prej 2.5 mln lekësh që bashkia ka parashikuar për tregjet e lëvizshme. Ndërkohë, në planin afatmesëm janë parashikuar edhe 2 tregje të reja për Bashkinë Shkodër.
Prej më shumë se 2 dekadash, tregtarët ambulantë enden sa në një rrugë në tjetrën duke kërkuar një vend për të shitur. Nga ana tjetër, shpeshherë ata janë larguar tnga policia bashkiake.
Së fundmi, të vetmit që u larguan nga tregjet informale në trotuare ishin shitësit e rusit. Në zona të tjera ku asktualisht shiten fruta-perime dhe nënprodukte të qumështit, nuk ka patur aksione nga ana e policisë bashkiake.