Fruta-perimet mbeten ndër produktet më të konsumuara nga qytetaret shkodranë. Nisur edhe nga bindja që në tregje të hapura shiten produkte bio, edhe kërkesa e tregut është më e madhe në këto hapësira ku fermerët shesin prodhimet nga toka e tyre. Por duket se me kalimin e kohës, bindja e qytetarëve ka ndryshuar pasi një pjesë e tyre thonë se jo të gjitha produktet që blejnë në treg janë cilësore.

Thirrja e tyre është që bashkia të ndërtojë një treg me hapësirë dhe standartet e duhura.
Dyshimi mbi cilësinë dhe sigurinë e produkteve bujqësore kryesisht është një ndër fenomenet që ndjek prej kohësh konsumatorët shkodranë.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUDENTËT E GAZETARISË DHE E ARDHMJA
Artikulli tjetërSHKODËR, BASHKITË NUK MENAXHOJNË MBETJET