Mungesa e kushteve higjeno-sanitare në tregjet e Shkodrës rrezikon seriozisht shëndetin e konsumatorëve.Produktet e shportës i gjen mes plehrave, ujërave të zeza dhe jashtë cdo lloj standarti.

Sic duket nga pamjet nw tregun e “Merkates” në lagjen “Rus’ ujrat e zeza derdhen në tokë ndërsa fare pranë tregëtarët shesin produktet e tyre.Ndërkohë tezgat që shërbejnë për të mbrojtur produktet nga dielli dhe shiu janë ndërtuar nga vetë tregëtarët me plastmasë dhe thasë prej beze. Të njëjtin fat ka edhe tregu “Zdrale” ku tregëtarët përvecse kanë zaptuar trotuaret i mbledhin të gjitha mbeturinat dhe kutitë e kartonit në lulishtën e ndërtuar aty nga bashkia e Shkodrës.Grumbullimi i mbetjeve në afërsi të vendit të tregtimit dhe mikrobet e krijuara nga këto faktorë ashtu si dhe prejardhja e të ashtuquajturave produkte “bio” janë disa nga shkaqet me të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve të Shkodrës. Janë vetë tregëtarët që teksa thonë se janë taksapagues të rregullt kërkojnë që bashkia ti sigurojë kushtet e nev ojshme si ujë të bollshëm, banjë dhe vende për hedhjen e mbeturinave Jashtë “Merkates” peshku tregëtohet në kushte skandaloze.Ndërsa inspektorët e AKU nuk e vënë aspak ujin në zjarr për të mos lejuar këto tregje. AKU edhe në këtë rast nuk garanton sigurinë ushqimore e aq më pak shëndetin e konsumatorëvë duke lejuar veprimtari të tilla informale.

Artikulli paraprakSHKODER: PUSETAT PA KAPAKË NË LAGJEN “ZOOTEKNIKË”
Artikulli tjetërU-9, KREPI ORGANIZON KUPËN ME EMRIN SABAH BIZI