Tregtarët e duhanit dhe familjarë të 4 shtetasve që dolën përpara gjykatës kanë shkuar në mbështetje të tyre duke pritur deri në përfundimin e masës së sigurisë për secilin.
Tregtarët shprehen se do vijojnë të shesin pavarësisht aksioneve të policisë. Tregtarët shprehen se nuk kanë të ardhura të tjera përveç përfitimeve të pakta nga shitja e duhanit. Shkuan përpara gjykatës në mbështetje të tregtarëve që u arrestuan por që gjykata i liroi. Jetasa për këta tregtarë që shesin duhan është e vështirë sepse nuk kanë mundësi të tjera. Janë dakord që të shesin sipas rregullave por sipas tyre më parë shteti duhet t’jua krijojë këtë mundësi.