Policia e Shkodrës dhe Crown Agents kanë ushtruar një tjetër kontroll të dhunshëm në lagjen “Rus” për sekuestrimin e duhanit të tregtarëve që shesin çdo ditë aty. Forcat e policisë jo vetëm kanë sekuestruar sasi duhani por edhe kanë shoqëruar disa persona në polici. Tregtarët reagojnë ashpër ndaj policisë dhe Croën Agents.
Vetë tregtarët thonë se gjatë aksionit policia e Shkodrës ka ushtruar dhunë. Kjo nuk është mënyra e duhur shprehen tregtarët sepse shitja e duhanit është e vetmja mënyrë jetese për ta. Ky është aksioni i dytë i Croën Agents dhe policisë së Shkodrës teksa pak kohë më parë u zhvillua një aksion i ngjashëm. Teksa është në këmbë debate nëse shoqëria Crown Agents ka dështuar apo jo, këto agjentë përmes këtyre tregtarëve të thjeshtë kërkojnë të përmbushin objektivat ndërsa policia vazhdon t’i trajtojë tregtarët si kriminelë në një kohë që janë shitës të thjeshtë të duhanit.