Tregtarët e fruta-perimeve që shesin në Zdrale kanë arritur që të takohen me kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.
Takimi kishte për qëllim se cila do të jetë zgjidhja për këta tregtarë të cilët nuk mund të shesin më në rrugë apo trotuare si dhe të paregjistruar të paktën si tregtarë ambulant. Pas takimit tregtarët u shprehën se kryebashkiakja Ademi do përpiqet që të gjejë një vend ku ata të shesin produktet e tyre.
TREGTARËT: VENDET TË JENË KU KA POPULLSI, JO NË PERIFERI
Tregtarët shprehen se një prej mundësive është gjetja e tokave private por ajo që kërkojnë është se nuk preferojnë të zhvendosen në periferi por në qendrat e qytetit apo ato zona ku popullsia është e madhe.
Numri i tregtarëve të fruta-perimeve që shesin në rrugë apo trotuare në të gjithë qytetit është i konsiderueshëm ndaj strukturimi i tyre dhe gjetja e vendeve nuk do të jetë shumë e lehtë edhe pse bashkia e Shkodrës e ka prioritet.