Edhe pse dy javë më parë, përmes një aksioni bashkia Shkodër liroi trotuaret në lagjen “Rus” duke larguar tregtarët ambulant, këtë të mërkurë ka nisur edhe një herë aksioni për lirimin e këtyre hapësirave pasi regtarët nuk I janë bindur vendimit të bashkisë. Tregtarët kanë patur edhe një përballje me Gent Nehanin, drejtorin e policisë bashkiake.
Ndërkohë, kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Shkodër Gentian Ibro thotë se aksionet do të jenë të shpeshta në këtë zonë dhe në rast të mungesës së bashkëpunimit do të ketë ashpërsim të masave.
Aksioni u shtri në të gjithë rrugën “Martin Camaj” ku u liruan trotuaret e zëna nga subjektet private që kanë aktivitet në atë zone.