Mungesa e kushteve për tregtim në merkatën e Rusit në qytetin e Shkodrës duket se është një shqetësimet me të cilat përballen çdo ditë tregtarët. Mungesa e një magazine për të ruajtur produktet, duket se ka favorizuar disa tregtarë dhe ka penguar aktivitetin e disa të tjerëve.
Ato shprehen se në mungesë të një pike abjenti që të shërbejë si magazinë detyrohen të transportojnë mallin nga shtëpia deri në treg çdo ditë.
Një problem tjetër në meraktën e Rusit është edhe hapësira e vogël e tezgave, në të cilën tregatrët e kanë të vështirë të vendosin gjithë mallin e tyre. Në një situatë të tillë ato janë detyruar të mbrojnë prodhimet e tyre nga dielli dhe shiu duke vendosur plastmasë apo edhe pëlhura të ndryshme.