Tregtari i fruta-perimeve letra kërcënuese në derë një gruaje. Gjykata e Tiranës e dënon me 5 muaj burg
Një tregtar futa-perimesh është dënuar me 5 muaj, pasi ka kanosur një grua të martuar me dy fëmijë,se nëse nuk linte bashkëshortin e saj dhe të lidhej me të, ai do e vriste. Këto kërcënime shtetasi A.Hasmadhi i ka bërë nëpërmjet disa letrave të lëna në derën e apartamentit, ku banonte gruaja që ai kërkonte të krijonte lidhje intime. Mirëpo këto letra dashurie, kërcënuese dhe ultimative me teks “…Lere burrin dhe eja lidhu me mua…”, janë gjetur nga bashkëshorti i gruas.Gjetja e këtyre letrave ka sjellë konfliktimin mes tyre,ndërkohë që gruaja është detyruar ti tregojë burrit të gjithë historinë. Pas kësaj burrë e grua janë paraqitur në polici ku kanë bërë kallëzim penal. Kjo shtetase ka kallëzuar në organin e policisë A.Hasmadhi, i cili për tre vjet e ngacmon në mënyrë të pësëritur duke e fyer, kanosur e duke hapur fjalë se ka qenë e dashura e tij. Kallëzuesja ka deklaruar se e ka njohur këtë shtetas rastësisht në lagjen Kombinat-Tiranë pasi tek qendra shendetësore e kësaj lagjeje, ku ajo dërgonte për mjekim djalin e saj të sëmurë (autik). Gjatë kohës që priste mbarimin e orarit të trajtimit blinte ndonjë frut tek dyqani ku shiste i pandehuri dhe në këtë mënyrë duke biseduar kanë krijuar një farë afrimiteti për shkak se të kanë rezultuar të dy me origjinë nga Kavaja. I pandehuri duke përfituar nga njohja i ka kërkuar kallëzueses të krijonin marëdhënie dashurie , duke i thënë asaj të linte bashkëshortin dhe të shkonte me të.Sipas saj shtetasi i pandehuri në vazhdimësi e ka përndjekur duke e fyer, kanosur, drejtpërdrejtë dhe me anë të telefonit. Në datën 1 shtator 2016 bashkëshorti i saj ka gjetur disa letra të hedhura tek banesa e tyre me përmbajtje fyese ndaj saj, letra të cilat kanë shkaktuar konflikti mes bashkëshortëve. Kallëzuesja pretendon se këto letra i ka hedhur A.Hasmadhi. Nisur nga kjo situatë, gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 muaj burg këtë person.