Një emigrant shqiptar është arrestuar pasi ju gjet kokainë në sahatin e gazit.
Në pranga ra 60-vjeçari me iniciale G.F., i cili banon në Sanremo. Ai fshehu 40 gram kokainë në një çorape dhe e vendosi pas tubit të gazit.
Por u zbulua nga policia dhe u arrestua me akuzën e tregtimit të drogës.
Hetimet filluan pas raportimit të disa banorëve në rrugën XX Settembre se kishte lëvizje të pazakontë të njerëzve në banesë.
Shtetasi shqiptar ishte i njohur për policinë pasi kishte precedentë të mëparshëm penalë.
Ai u vu në ndjekje nga autoritetet italiane të cilët vëzhgonin banesën e tij. Në një moment ata panë 60-vjeçarin duke u afruar tek sahati i gazit dhe merr diçka nga aty.
Menjëherë polica hyri në aksion dhe e ndaluan me çorape në dorë. Brenda çorapes gjendjen 28 qese kokainë.
Pas një kontrolli në banesën e shqiptarit u sekuestruan në gjetën telefona celularë dhe 500 euro kesh.