Tregti armësh ‘Transportuesi’ vë në pranga trafikantët, pistoleta 600 mijë lekë
Policia e Lushnjes dhe Policia e Fierit, pas një muaji hetimesh, kanë organizuar operacionin e koduar Transportuesit që synonte arrestimin e trafikantëve që shisnin dhe blinin armë në vendin e quajtur lokal “Çollaku” në Lushnje. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: 1.Ardit Bino, 21 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje. 2.Alvaro Oruci, 27 vjeç, banues në fshatin Izvor, Tepelenë. Policia tha se “shtetasit e mësipërm, më datën 29.01.2017, në vendin e quajtur lokal “Çollaku” Lushnje, janë kapur në flagrancë në momentin që Bino po i shiste Orucit, armën e zjarrit pistoletë tip TT, kundrejt shumës që do të varionte nga 50.000 deri 60.000 lekë të reja. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë tip TT dhe 2 aparate celulari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Trafikim i armëve dhe municioneve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 278 dhe 278/a të Kodit Penal.