Në Lezhë po abuzohet nga përsona të papërgjegjshem dhe po shiten hapësira për varre kundrejt shumave të ndryshme parash që variojnë deri në 4 mijë euro. Denoncimi është bërë nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu gjatë një konsultimi publik për nivelin e taksave, tarifave dhe prioritetet e investimeve në të gjitha njesitë administrative. Teksa foli për zgjidhjen e shpejtë të problemit të varrezave të qytetit, Ndreu tha se për të frenuar këto abuzime nuk do të ketë më varrime pa firmen e administratoreve të njesive administrative.

Qyteti i Lezhës prej vitesh mbart problemin e varrezave publike. Në varrezën e vjeter që gjendet në fshatin Grykë-Zezë, hapësira është ezauruar prej vitesh per shkak te rritjes demografike te qytetit, ndërsa në fshatin Gocaj është hapur një tjetër varrezë publike 6 vite më parë por që nuk i dha zgjidhje problemit të vjetër, pasi parcela e përcaktuar ndodhet mes ujit dhe baltes.Kjo situatë ka sjell tregtinë me varret, fenomen i cili është bërë gjithnjë e më evident gjatë viteve të fundit.

Artikulli paraprakARRESTIMI I 62-VJEÇARIT, FAMILJARËT AKUZA POLICISË
Artikulli tjetërERION HOXHALLARI TE VLLAZNIA, JA E VËRTETA