Bojë për sinjalistikën rrugore, arsenik, shkumës dhe helm për minjtë. Këto janë substancat e gjetura në medikamentet false që shiten kryesisht online për klientët evropiane. Dhe 2/3 e këtyre ilaçeve janë kryesisht ato që përdoren kundër impotencës mashkullore.
Sipas Këshillit të Evropës, tregu i ilaçeve ilegale është 25 herë me i gjerë se ai i drogës dhe gjendet në vend të dytë menjëherë pas tregut të veshjeve, në klasifikimin e falsifikimeve.
Dhe përtej problemit ekonomik, pikë së pari është problem shumë i madh i shëndetit publik, veçanërisht në sferën e seksualitetit mashkullor.
Shitjet e këtyre artikujve në internet janë rritur shumë, shpjegojnë ekspertët dhe 60-70% të falsifikimeve janë Viagra dhe medikamente të tjera me impakt tek meshkujt.
Kryesisht këto medikamente nuk shiten në linjë zyrtare, pra në farmaci, megjithatë mjekët shpjegojnë se kontrollet duhet të bëhen më të rrepta në të gjithë kontinentin.