Pikat e shitjes së gazit të lëngshëm që operojnë në katet e para të pallateve do të mbyllen të gjitha brenda muajit shkurt.

Drejtori i Emergjencave Civile në qytetin e Shkodrës bën me dije se është përgatitur një plan masash përmes të cilit synohet standardizimi i këtij tregu të rrezikshëm. Sipas Bushatit, janë vendosur disa gjoba, por as kjo nuk ka rezultuar efektive për mbylljen e pikave të shitjes së gazit. Ky fenomen vijon të jetë shqetësues, pasi sipas Bushatit QKR jep leje për ushtrimin e aktivitetit, ndërkohë që VKM përcakton se në asnjë rast nuk duhet që pika të palicencuara në këtë fushë të tregtojnë gaz të lëngshëm. Pikat e shitjes së gazit vijojnë të jenë një problem shqetësues për komunitetin. Tregtimi në katet e para të pallateve rrezikon në mënyrë të vazhdueshme edhe banesat përreth.

Artikulli paraprakRRUGËS PËR NË RINAS, GRABITET MAKINA ME PARATË E BANKËS
Artikulli tjetërBOGË – THETH, I BLLOKUAR, BASHKIA INSPEKTON ZONËN