Menjëherë pas rinovimit te dokumentacioneve ne te gjitha subjektet qe tregtojnë gaz ne katet e para te pallateve Drejtoria e Emergjencave Civile do te nis kontrolle intensive.
Drejtori Ridvan Bushati thotë se ne cdo rast qe do te konstatohet shkelje e ligjit nuk do te kursehen jo vetëm gjobat apo mbyllje e aktivitetit por do te çohen edhe për ndjekje penale. Drejtori Bushati thotë se aktualisht te gjitha pikat e tregtimit te gazeve ne katete e para te pallateve jane jashte cdo standarti. Pikat e shitjes se gazit vijojne te jene një problem shqetesues per komunitetin. Tregtimi në katet e para te pallateve rrezikon ne menyre te vazhdueshme edhe banesat perreth.