Tregtonin ujë me autobotë, shoqërohen 4 persona në Tiranë

Kthyen furgonët në depozita të lëvizshme duke treguar ujë të pijshëm në lagjet e Tiranës procedohen penalisht 4 shtetas ndërsa policia rrugore ju bllokon mjetet dhe i referon materialet krimit ekonomik për evazion fiksal. Të kontaktuar nga Report Tv drejtues të kësaj njësie u shprehen se po kryhen analizat e ujit në depozita dhe n.q.s ato rezultojnë se uji nuk është i pastër dhe i pijshëm ndaj këtyre shtetasve do të ketë ndëshkime deri në masë arresti me burg. Operacioni ‘Uji’ Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 persona, të cilët kishin përshtatur mjetet furgonë në dispozita të lëvizshme. Shoqërimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Uji”. Të arrestuarit u proceduan për shkelje të kodit rrugor dhe evazion fiskal. Policia gjithashtu ka bllokuar dhe 3 mjetet që ishin të përshtatura si depozita uji. Këto persona janë denoncuar nga qytetarët pasi çdo mëngjes prishnin qetësinë publike me altoparlant. Nga hetimi ka rezultuar se personat ishin të paregjistruar ne tatim taksa.

Artikulli paraprakKOKAINË DHE KANABIS NË LOKALIN E NATËS, ARRESTOHET PRONARI DHE 6 TË TJERË
Artikulli tjetërRAMA ZBULON SE ÇFARË DO TË NDODHË ME MARRËVESHJE PS-PD PAS 25 QERSHORIT