Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi ka reaguar në lidhje me tregtarët në tregun e Rusit, të cilët një ditë më parë u ndaluan të kryenin veprimtarinë e tyre nga Policia e shtetit dhe ajo bashkiake. Ademi u shpreh se ky institucion nuk ka zhvilluar asnjë kontroll sa i përket tregatrëve në tregun e Rusit.
Ademi u tha se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me këta tregtarë, ku janë nënshkruar edhe 2 kontrata të reja që tregtarët të zhvillojnë aktivitetin e tyre në meraktën e rusit dhe jo në trotuaret buzë rrugës në lagjen Rus.
Kryebashkiakja Ademi thkesoi se tregtarët ditorë mund të zgjedhin vetë nëse duan të shesin produktete e tyre bujqësore në Meraktën e Rusit apo në tregun privat që është në ndërtim. Në këtë mënyrë, mund të zhvillojnë punën e tyre formalisht dhe në përputhshmëri më ligjet e shtetit.