Ky është tregu i kafshëve të gjalla në fshatin Stom-Golem, vetëm 5 kilometër nga qyteti i Shkodrës.Me dhjetra fermerë zbresin nga zonat malore cdo të dielë me makinat e ngarkuara me kafshë të gjalla.

Tregëtarët shprehen të kënaqur me shitjen e bagëtive dhe ata thonë se kriza nuk ka ndikuar tek ata. Një ndër ta është Nikollë Vrucaj i cili ka të ngritur një fermë në zonën e Malësisë së Madhe dhe cdo të diele ai sjell bagëtitë për ti shitur në tregun e Stom-Golemit
Tregu funksionon me veterinerë .

Ata disa herë i kanë bërë thirrje të gjithëve që tregtojnë gjënë e gjallë, që të të bëjnë kujdes përpara se të hyjnë në treg, të jenë të pajisur me ceretifikatën përkatëse dhe matrikull. Kjo për të parandaluar tregtimin e kafshëve me sëmundje të cilat rrezikojnë jetën e njerëzve.

Por një gjë e cila po shqetëson si pronarët e këtij tregu ashtu edhe veterinerët është menyre se si tregëtohen këto bagëti, të lidhura nga këmbët e duke u lënë të shtrira në tokë. Tregu i bagëtive në Stom- Golem është nga tregjet e vetme deri tani që plotëson kushtet për tregtim në Bashkinë Shkodër.

Një gjë e tillë pohohet nga një nga tregtarët e këtij tregu, që thotë se kushtet janë të mira dhe ka kontrolle të vazhdueshme nga veterinerët e tregut.

Artikulli paraprakSHKODËR, VAZHDON NDOTJA E LIQENIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërM.MADHE, KËSHILLI BASHKIAK MIRATON BUXHETIN E 2020-ës