Ne qytetin e shkodres problemet e perseritura qe nuk gjejne asnjehere nje zgjidhje nuk jane nje sensacion i ri. Tregtimi i peshkut vazhdon te behet ne kushte vertet te mjerushme ne te dyja pikat kryesore te qytetit si tek lagjia rus ashtu ne lagjen e njohur te Zdrales sidomos ne tahsme qe jemi ne pikun e temperaturave te larta .Disa nga tregtarët nen ze vazhdojne te japin te njejten arsye .
Ata janë të detyruar të tregtojnë në kushte të tilla, pasi nuk janë në gjendje të marrin një ambient me qira, qoftë dhe në tregun e peshkut apo në markatën e qytetit. Në tregun informal te Zdrales janë gati 15 deri në 20 tregtarë, të cilët dalin çdo ditë në këtë vend nën rrezet e diellit për të tregtuar peshkun që zënë në liqenin e Shkodres. Ndonëse nuk kanë asnjë garanci për produktet që konsumojnë, qytetarët e frekuentojnë këtë treg pasi çmimet janë më të favorshme.Edhe pse pak kohe me pare Autoritetit Kombetar te Ushqimit ne shkoder u shpreh se ne focus te kontrolleve do te jene kushtet e tregtimit te peshkut dhe origjina e tij inspektoret u mjaftuan me vetem disa konstrolle ditore.