Fillimisht u mendua se punimet në tregun e ri të Rusit ishin ndërprerë për asrye akoma të paqarta, megjithatë vijohet për të përfunduar në kohë atë që është premtuar që prej fillimit.

Tashmë ka përfunduar e gjithë pjesa nëntokësore e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, ndërsa pritet që në pak kohë të filloj edhe shtrimi i betonit.

Sipas inxhinierit që është përkujdesur për punimet në këtë treg, aktualisht vëmendja është përqëndruar për ndërtimin e tezgave, të cilat po ndërtohen në një ambjent tjetër.

Në pak kohë fillon betonimi dhe më pas instalimi it ë gjitha tezgave, për të përfunuar të gjithë punën.

Sipas tij, janë marrë të gjitha masat që të gjithë punimet të përfundojnë brenda afatit. Edhe pse duket se punimet kanë ngecur, diçka e tillë nuk është e vërtetë pasi janë përqëndruar në një tjetër hapësirë.

Tregu i Rusit është një ndër investimet më të rëndësishme që realizohen në Shkodër, ndërsa synon që njëherë e mirë të zgjidh problematikat me tregtimin e produkteve.

Është një investim i Bashkisë Shkodër, e cila më në fund ka vendosur vëmendjen në cilësinë e tregtimit, për të siguruar konsumatorin shkodran.

Artikulli paraprakGOLEM, FAMILJA PA BUKË PA SHTËPI
Artikulli tjetërSHFAQET DOKUMENTARI PËR “BAJRAKTARËT E LURËS”