Tregu i Rusit do të hapet në datën 15 Dhjetor. Një fakt i tillë është bërë më dije nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, i cili inspektoi nga afër punimet që po kryhen në këtë investim të rëndësishëm në Shkodër. Ai e cilësoi këtë si një dhuratë që vjen për tregtarët me qëllim që të rikthehen sa më parë në kushte tashmë optimale të tregut e rikonstruktuar të Rusit.
Tregu i Rusit, është përfshirë në rikonstruksion prej disa muajsh. Pavarësisht afatit që kishte firma për ta përfunduar vitin e ardhshëm me kërkesë të kryebashkiakut Benet Beci, është bërë e mundur përshpejtimi i punimeve me qëllim që për festat e fundvitit ky treg të jetë i hapur dhe funksional për të gjithë banorët e Shkodrës.