Finalja e madhe e Air Albania po afron. Me 25 maj, në Tiranë do të luhet Roma-Feynoord, sfidë kjo e vlefshme për Conference League. Një lëmsh i vërtetë është krijuar për biletat, të cilat u zhdukën shumë shpejt. Tregu i zi mbetet prezent dhe diçka të tillë e konfirmon edhe Kees Lau, Kryetari i shoqatës së tifozëve të Feynord, në një intervistë për DE.
“Ju po shihni se çmimet në tregun e zi po bien ndjeshëm. Javën e kaluar kanë kërkuar 3000 euro për një biletë. Tani mund të blini një biletë për 500 euro nëse jeni me fat. Mendoj se ka shumë njerëz që janë të gatshëm të paguajnë 500 euro. Shumë mbështetës udhëtojnë vetë drejt Shqipërisë.
Duke qenë se ka pak fluturime direkte, shoqata e mbështetësve ka arritur të organizojë dy fluturime direkte çarter drejt Tiranës, për më shumë se 250 tifozë. Tifozët e tjerë do të duhet të udhëtojnë me makina apo me autobusë, një rrugë prej 2200 kilometrash” – tha ai.