Ne menyre demonstrative, duke hedhur të gjitha produktet ne mes te rruges. Kjo ka qene forma e protestes se fermereve ne Vaun e Dejes, te cilet nuk lejohen te tregtojne me ne tregun e Shelqeit.

Ato kane deklaruar se nuk jane dakort me vendin e ri te tregtimit qe eshte caktuar nga Bashkia Vau Dejes. Sipas banoreve, ato kane 20 vite qe tregtojne ne kete zone dhe nuk kane pasur asnje problem, por prej 3 javesh ato nuk lejohen te tregtojne me aty. Sipas fermereve protestat do te vazhdojne edhe ne te ardhmen deri ne zgjidhjen e plote te kesaj problematike. Tregu i Shelqetit, ka qene shpesh here, pjese e kronikave te mediave, per kushtet jashte cdo standarti, ku nuk kane munguar edhe shkresat nga AKU dhe inspektoriati i Higjenes, per largimin e ketyre tregtareve nga kjo zone e cila pervec kushteve higjeno sanitare, nuk ploteson asnje kusht tjeter per tregtimin e produkteve ushqimore. Bashkia Vau Dejes, ben me dije se mbyllja e ketij tregu eshte bere vetem per shkak te mos plotesimit te standarteve per tregtimin e produkteve, nderkohe qe ky treg shpesh here per shkak edhe levizshmerise se larte te automjeteve dhe banoreve ne ditet e tregut, ka qene shkak per aksidente duke u kthyer ne nje rrezik serioz per banoret.

Artikulli paraprakTUZI, GUCIA DHE MALËSIA E MADHE BASHKË
Artikulli tjetërFESTA E LULEVE, ORGANIZOHET PANAIRI I PUNIMEVE ARTIZANALE