Nje dite pas protestes se fermereve, Bashkia Vau Dejes, ka reaguar ndaj akuzave te ngritura ndaj tyre.
Sipas drejtuesve te Bashkise se Vau Dejesit, askush nuk kerkon te mbylle nje treg te tille por duhet te plotesohen standartet. Nga ana tjeter, mungesen e kushteve per tregtimin e produkteve ushqimore dhe bujqesore e ka pranuar edhe pronari i tregut te shelqetit. Nga ana tjeter, Nen Kryetari i Bashkise Vau Dejes, i ka bere nje apel te gjithe fermereve te zones, sepse sipas tij nje mase e tille, vjen per te mbrotur konsumatoret. Ne bashkine Vau Dejes, kane mberritur nje sere shkresash, nga Autoriteti kombetar I ushqimit dhe Ministria e linjes per mbylljen e tregut te shelqetit, pasi sipas tyre nuk plotesohen kushtet per tregtimin e ushqimeve dhe gjese se gjalle. Nderkohe qe Bashkia Vau Dejes, po asiston edhe pronarin e ketij tregu, ne plotesimin e kushteve dhe zbatimin e ligjit, ne perputhje me kerkesat qe duhen per mbrojtjen e konsumatorit.