Aksesi në higjienë, sidomos disponomi i një tualeti me ujë brenda banesës është një nga 30 objektivat e qëndrueshëm të zhvillimit global. Për shkak se tualeti me ujë brenda banesës është vlerësuar si një faktor themelor për higjienën brenda familjes dhe më këtë rast parandalimin e sëmundjeve dhe epidemive që vijnë nga mungesa e saj.

Por në dekadën e fundit duket se teknologjia celulare edhe pse jo kaq jetike ka përparuar aq shumë sa përdorimi i shërbimeve të telefonit i ka kaluar ka kaluar aksesin tualet. Ky trend ka përfshirë edhe Shqipërinë.

Përqindja e njerëzve ne bote me abonime në celular është tani më e lartë se ata që përdorin shërbime sanitare. Në vitin 2000, vetëm 12% e popullsisë globale kishin abonime në telefona celular. Në vitin 2015, niveli i përdoruesve të telefonave ishte afër 97%.

Këto rritje në përdoruesit e telefonave celularë tejkalon numrin e njerëzve që përdorin të paktën shërbimet themelore të kanalizime dhe tualetet normale. Në vitin 2015, afro 70% e popullsisë globale përdorën të paktën shërbime themelore sanitare, kjo një normë që u rrit vetëm me 10 pikë përqindje në 15 vitet e fundit.

Në Shqipëri në vitin 2018 përdoruesit e shërbimeve celulare arritën në 4,143,603, çka do të thotë se 41 % e popullsisë ka më shumë se një kartë telefonike në pronësi. Në vitin 2003 numëroheshin vetëm 1,1 milionë përdorues. Ndërsa sipas matjeve të fundit të INSTAT në vitin 2011 rreth 78 % e shqiptarëve kishin akses në një tualet me ujë të rrjedhshëm brenda banesë. Nga viti 2003 deri në vitin 2018 numri i përdoruesve të telefonit është katërfishuar, teksa aksesi në tualet normal nuk ka ecur në të njëjtat ritme.

Qasja në shërbimet e kanalizimeve dhe të një tualeti normal është thelbësore për zvogëlimin e sëmundjes së diarresë dhe mund të zvogëlojë ndjeshëm ndikimet e pafavorshme shëndetësore që janë përgjegjëse për vdekjet dhe sëmundjet e miliona fëmijëve, siç shihet edhe Atlasin 2018 mbi Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm Global.

Zhvillimi i qëndrueshëm global e konsideron parësore qasjen në ujë të pijshëm, sidomos brenda banesave, çka do të sillte edhe përmirësime në lidhje me praninë e tualeteve, banjave dhe dusheve me ujë të rrjedhshëm

Artikulli paraprakDY GOTA PIJE ME SHEQER NË DITË MUND TË RRISIN RREZIKUN E VDEKJES SË HERSHME
Artikulli tjetërRAMA URON DITËN E SHENJËRIMIT TË NËNË TEREZËS ME NJË FOTO TË VEÇANTË