Një tren i shpejtësisë së lartë në Francë ka dalë nga shinat ditën e sotme, teksa po udhëtonte nga qyteti lindor i Strasburgut për në Paris.

Si pasojë, janë lënduar 20 pasagjerë, ndërsa shoferi thuhet se është dërguar me helikopter në spital.

Besohet se shkak për këtë aksident janë bërë disa mbeturina që kishin ngelur në shina. Brenda në tren ishin 348 pasagjerë, shkruan CNN.

“Shoferi aktivizoi të gjitha sistemet e sigurisë për të ndaluar trenin sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Ndërmarrja Nacionale Hekurudhore e Francës.

Kompania tha se nuk e dinte saktësisht se sa shpejt po udhëtonte treni në atë kohë, por shpejtësia mesatare e trenave TGV në Francë është 300 km/orë.
92 zjarrfikëse dhe 37 automjete u mobilizuan menjëherë dhe shkuan drejt vendit të ngjarjes.

Në nëntor 2015 të paktën 10 njerëz u vranë në lindje të Francës pasi një tren TGV doli nga shinat dhe përfundoi në një kanal.Miliona udhëtarë përdorin rrjetin e gjerë TGV të Francës çdo vit.

Artikulli paraprakPROKURORIA E PËRMETIT APELON VENDIMIN E GJYKATËS PËR HENRI ÇILIN
Artikulli tjetërNXIRRET VALERIA KROATE QE NGECI NE DURRES