Këto janë fjalët prekëse të punonjësit të Stacionit hekurudhor të trenit Shkodër i cili me keqardhje tregon, sesi udhëtimi me tren po harrohet nga qytetarët.

Me nostalgji manovristi kujton kohën kur para disa vitesh nuk kishte vende të qëndroje në tren, aq shume frekuentohej ai.

Por sot ndodh e kundërta, trenin e kanë harruar të gjithë . Sadiku thotë se në një ditë të vetme mund të lëvizin vetëm 5 deri në 6 qytetarë.

Si shkak për këtë manovristi ia hell fajin mungesës së investimeve. Ai thotë se nëse shteti do vejë dorë në përmirsimin e sistemit hekurudhor apo dhe të vagonave, furgonat dhe veturat do dilnin jashtë funksionit.

Sadiku e ka një thirrje për të gjithë qytetarët, që ti rikthehen udhëtimit me tren pasi jeta e tyre do të ishte shumë herë me e sigurtë, nuk do të ndodhnin gjithë këto aksidente që po ndodhin sot.

Vite më parë udhetimi me tren ishte kënaqësia e cdo qytetari, sot ai ka mbetur vetëm një kujtim I së kaluarës.

 

Artikulli paraprakNXËNËSIT SHKODRANE TË PUNËSUAR NË GJERMANI
Artikulli tjetërARRSH: NESËR NISIN PUNIMET NË SHKODËR-MURIQAN