“Treni në fillim të botës” është libri i botuar në Vienë dhe i përkthyer edhe në gjuhën shqipe që mban për autor Gjergj Jozef Kola i cili prej vitesh jeton në Austri. Ky libër flet për fëmijët autik duke përcjellë mesazhe sensibilizuese shprehet Kola.
Në vendet e zhvilluara shprehet Kola siç është Austria ku ai jeton dhe botoi librin kushtuar autizmin, investimet e qeverisë janë të mëdha për të mbështetur këto shtresa.
Autizmi sot është një problem social dhe e rëndësishme thotë shkrimtari Gjergj Jozef Kola është që ashtu si vende të ndryshme të botës edhe në Shqipëri familjet që kanë fëmijë autik të mbështeten më shumë.
Promovimi i librit “Treni në fillim të botës” i autorit Gjergj Jozef Kola u promovua në Vau Dejës në hapjen e kinemasë verore.
https://youtu.be/62SP7zKaYes