Një tren mallrash i linjës Durrës – Elbasan , ka përplasur në orët e para të mëngjesit një makinë policie.
Ajo ishte vendosur pranë hekurudhës në lagjen nr.13, në sektorin Iliria dhe po patrullonte zonën kur u godit nga treni. Për pasojë tre nga efektivët që ndodheshin në makinë u plagosën dhe u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ndaloi makinistin për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes .