Një i ri shqiptar humbi jetën në Itali, pasi u përplas nga një tren. Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Castelfiorentino, në Firence, ku 20-vjeçari shqiptar fillimisht mbeti i plagosur. Ndërsa ditën e djeshme ai ka ndërruar jetë.

Medit italiane raportojnë se viktima është Marko Kaziu, ndërsa lajmin e hidhur e dha kryetari i bashkisë së qytetit Alessio Falorni në Facebook.

“Fatkeqësisht, erdhën lajmet që nuk kemi dashur t’i dëgjojmë kurrë. Familja e Marko më tha që zemra e tij pushoi së rrahuri. Një djalë 20 vjeç, një tragjedi që na prek të gjithë ne. Komuniteti i Castelfiorentino bashkohet me familjen e tij duke i shprehur ngushëllimet. U prefsh në paqe”, shkruan kryebashkiaku.

Shkak i aksidentit mendohet se është pakujdesia e të riut shqiptar, i cili në momentin e aksidentit ishte me kufje në vesh.

Artikulli paraprakMESHA VAU DEJËS, 3-VJETORI I SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS
Artikulli tjetërKUNDËRSHTOI ME DHUNË POLICINË, PRANGA 35-VJEÇARIT