Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, ka njoftuar se treni serb

, i veshur brenda me ikonografi nga manastiret ortodokse serbe në Kosovë, ndërsa nga jashtë i pikturuar me mbishkrimin në 21 gjuhë “Kosova është Serbi”, nga nesër do të ndërrojë itinerarin. Ministrja ka sqaruar se ky tren, që ditë më parë u nis nga Beogradi për në veri të Mitrovicës, por që u ndalua të hyjë në territorin tonë me një vendim të shtetit të Kosovës, do të ketë relacionin brenda shtetit serb, nga Kraleva në Pozhegë. “Për shkak të sigurisë së udhëtarëve dhe punëtorëve të hekurudhës, kam vendosur që ky tren të mos ketë më itinerarin për në Mitrovicë të Kosovës, që u prezantua me një propozim dhe me përkrahje financiare nga Zyra për Kosovën dhe Metohinë. Kam vendosur që ky tren, me të njëjtin enterier të hyjë në funksion në transportin e brendshëm hekurudhor dhe që nga nesër do të nis rrugëtimin nga Kraleva për në Pozhegë”, ka thënë ajo për gazetën serbe “Blic”, transmeton Koha.net në Kosovë. Ajo ka thënë se vendimin për ndryshim të itinerarit të këtij treni e ka marrë për shkak të arsyeve ekonomike. “Në kohën që jemi duke i kryer reformat në hekurudha, që është edhe prioritet i Qeverisë dhe të cilën e përkrahin të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare, duhet të veprojmë ekonomikisht”, ka thënë ajo, duke kujtuar se trenat e rinj që janë paguar 100 milionë dollarë, nuk guxojnë të rrinë dhe të krijojnë shpenzime, por të kryejnë shërbime udhëtimi dhe të krijojnë të hyra.

Artikulli paraprakNISHANI DHE BASHA UROJNË PRESIDENTIN E RI TË PE
Artikulli tjetërDREJTORI ÇELA: U DYFISHUA GODITJA E NARKO-TRAFIKUT